Dita e sotme shënon afatin e fundit për përcaktimin e datës së zhvillimit të zgjedhjeve lokale 2015.
Sipas Kushtetutës dita e sotme është dhe afati i fundit që Kreu i Shtetit ka në dispozicion për t’u shprehur përmes dekretit për datën e zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme. Ndërkaq ende nuk është përcaktuar nëse zgjedhjet do të zhvillohen sipas ndarjes së re administrativo-territoriale pasi po ditën e sotme pritet që Gjykata Kushtetuese të shpallë vendimin për ligjin e ndarjes administrativo-territoriale, të cilën PD e ka ankimuar, duke kërkuar shfuqizimin e tij.