Sot mbledhje e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë të Malit të Zi, Abazoviç pret Ramën!

Mbahet sot për herë të dytë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.

Ka qenë i zoti i shtëpisë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović që ka pritur në një ceremoni zyrtare homologun e tij shqiptar, Edi Ramën dhe ministrat e tij.

Advertisement

Mësohet se mbledhja do të në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve në Podgoricë. Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, mes tyre marrëveshja Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24 tha se kjo mbledhje ka një rëndësi të veçantë, pasi do të firmosen një sërë marrëveshjesh që do të forcojnë më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazović dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.