Sophia Loren, imazh i “Dolce & Gabbana”

Sophia Loren ka marrë një dhuratë të mrekullueshmë për 81-vjetorin e lindjes së saj. “Dolce & Gabbana” ka lançuar buzëkuqin i cili është bërë vetëm për nder të aktores italiane.

Buzëkuqi, i cili quhet thjesht “Sophia Loren Nr.1” është publikuar ditën e djeshme, një ditë pasi Sophia mbushi 81 vjeç.

Advertisement

“Sophia Loren Nr.1″ është një mënyrë për të falenderuar Sophia-n”, kanë thënë dizenjuesit Domenico Dolce and Stefano Gabbana.

“Faleminderit për bukurinë tënde, faleminderit që ke qënë e preferuar në mbarë botën, faleminderit që ke qenë një ikonë e ekraneve të mëdha dhe bukurisë italiane”.

Dizenjuesit gjithashtu kanë thënë se aktorja ka qenë një frymëzim për ta dhe kështu që kanë vendosur ta shpërblejnë duke dizenjuar një buzëkuq vetëm për nder të saj.