Soni Malaj ka konfirmuar lajmin e shpërndarë ditët e fundit në media, se ajo dhe bashkërshorti i saj Mirko, i kanë dhënë fund martesës së tyre 4-vjeçare.
Me anë të një postimi në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka shpjeguar edhe arsyen e kësaj ndarje. Sipas saj, ajo dhe Mirko vendosën t’i japin fund martesës pasi dashuria mes tyre mori fund.
“Dashurinë nuk e mbajmë dot me zor në zemër. Dashuria ndonjëherë nuk mjafton. Ndaj gjithë dashurinë që ne kishim për njëri-tjetrin, ia japim Annës. Jemi të vendosur, që rrugëtimin e rritjes së Annës do ta bëjmë të dy, pa kushte. Thjeshtë se ne jemi të rritur e të vaksinuar dhe kur mbaron një dashuri është e kotë të kërkosh arsye”, shkruan Soni në rrjetin social.
Këngëtarja nuk ka lënë pa kritikuar të gjitha ato media që kanë shkruar se aryeja e ndarjes me balerinin italian, ishte karriera.
Ajo ka kujtuar se një gjë të tillë e ka bërë vite më parë, kur solli në jetë vajzën e saj Anna, në një kohë kur ishte në majë të karrierës muzikore.
“Vite më parë, unë mora një vendim shumë të rëndësishëm për jetën dhe karrierën time. Në kohën kur këngët e mia mbanin vendet e para në TV, radio, festivale, diskoteka, unë vendosa të heq dorë nga ëndrra ime më e madhe dhe këtë e bëra me koshiencë të plotë. Doja të krijoja një familje timen. Një shprehje thotë, ‘Nëse bën punën që ke dashur gjithmonë, atëherë do të duket që nuk ke punuar kurrë’. Gjithsesi dashuria më bindi të hiqja dorë e t’i përkushtohesha familjes sime dhe vajzës që pas pak kohë do të sillja në jetë. Gjëja për të cilën jam krenare e do ta mbroj me fanatizëm gjithmonë, është familja ime”, shkruaj më tek këngëtarja në reagimin e saj.
Në fund të këtij postimi, Soni thotë se ajo dhe Mirko do t’i gjenden gjithmonë pranë vajzës së tyre Anna.