Somali – Rrembehen tre punonjes te OKB

Persona të armatosur kanë rrëmbyer sot në mëngjes tre punonjës të Kombeve të Bashkuara, të cilët gjendeshin në jug të Somalisë, kanë bërë të ditur zyrtarë të Kombeve të Bashkuara. Pengjet ishin pjese e stafit per programin botetor te ushqimit dhe per programin e OKB-se per zhvillim. Nje zyrtar somalez ka thene se rrembyesit mund te jene pjesetare te grupeve lokale te armatosura. Burime të KB në Mogadisho kanë thënë se janë rrëmbyer një shtetas kenian dhe dy të tjerë nga perëndimi, përkatësia kombëtare e të cilëve nuk është bërë e ditur. Ne nje komunikate te OKB-se thuhet se gjate sekuestrimit nuk u ushtrua dhune dhe nuk pati te shtena. Personat jane rrembyer ndersa udhetonin drejt aeroportit Wajid, per te udhetuar me nje avion te OKB-se.
Advertisement