Somali – Rrëmbehen dy punonjës të fondacionit “Save the Children”

Thursday, January 15, 2026

Dy personat, të rrëmbyer në qytetin e Adados pranë kufirit me Etiopinë, dyshohet se janë një këshilltar britanik sigurie dhe një punonjës vendas. Korrespondenti i BBC në Mogadisho, Mohamed Mualimu deklaron se pengmarrja vjen në një moment kur luftimet mes trupave qeveritare dhe rebelëve kanë kaluar në përdorimin e artilierisë së rëndë. Disa banorë vendas i thanë reporterit se një grup i moderuar islamik, i lidhur me trupat qeveritare, mori të premten në mëngjes kontrollin e qytetit, që dominohej nga një lord i luftës. Sipas të njëjtave burime, luftimet në fjalë u mbyllën me të paktën shtatë persona të vdekur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -