Të paktën 56 luftëtarë mbetën të vrarë, ndërsa numri i refugjatëve që janë larguar nga luftimet e këtij muaji në Mogadisho ka arritur në 100 mijë. Rebelimi dyvjeçar në Somali, ka shkaktuar të paktën 18 mijë viktima civile dhe mijëra luftëtarë të grupeve ndërluftuese.