Më shumë se 20 militantë kanë mbetur të vrarë në përplasjen mes rebelëve filo-qeveritar Ahlu Sunna dhe integralistëve al Shabaab në qendër të vendit. Paralelisht burime të tjera dhune kanë shpërthyer në Mogadishu, gjatë përleshjeve mes militantëve al Shabaab të lidhur me al Kaedën dhe paqeruajtësve të Bashkimit Afrikan.