Somali – 208 të vdekur nga përleshjet mes rebelëve dhe ushtrisë

Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria për Cështje Humanitare. “80% e viktimave janë civilë”, tha ministri Mohamad Ibrahim. Nga viti 2007 milicitë islamike janë armatosur për të dëbuar nga vendi trupat etiopiane, që luftonin përkrah qeverisë, së mbështetur nga perëndimi. Që prej 2007-ës, 17 mijë njerëz kanë vdekur, ndërsa mbi 1 milionë janë të pastrehë.

Advertisement