Çdo shfaqje në tapetin e kuq, për Sofia Vergara është vuajtje. Arsyeja është gjoksi i saj.
Në një intervistë për revistën “The Edit”, aktorja 43-vjeçare deklaron se pas çdo eventi të rëndësishëm, ajo ka gjithmonë lëndime të trup, duke ia vënë fajin gjoksit të saj, të cilin e quan “gjoks prej striptisteje”.
“Njerëzit shpesh më thonë se shfaqem me të njëjtat veshje në tapetin e kuq, por unë e njoh trupin tim. Është i kolmë dhe kam gjoks prej striptisteje”, deklaroi aktorja kolumbiane.
Ashtu sikurse është shprehur edhe në të shkuarën, Vergara tha se planifikon ta zvogëlojë gjoksin duke thënë se kjo do të ndodhë pas 10 vitesh.
43-vjeçarja rrëfeu për revistën edhe dëshirën për të patur fëmijë me bashkëshortin e saj të dytë, Joe Manganiello.