Sofia Vergara padit kompaninë e bukurisë

Sofia Vergara kërkon 15 milionë dollarë dëmshpërblim nga kompania e bukurisë Venus Concept.
Aktorja po ndërmerr hapa ligjorë kundër kësaj kompanie pasi sic duket ata kanë përdorur emrin dhe imazhin e saj për reklamim, pa dijeninë e Vergaras.
43-vjecarja ka kryer disa trajtime në qëndrën e bukurisë Venus Concept si dhe ka postuar foto në rrjetet sociale gjatë qëndrimit aty.
Vergara, e cila aktualisht është e kontraktuar nga CoverGirl, Head & Shoulders dhe Rooms 2 Go, ka më se një vit që lufton ligjërisht me kompaninë e bukurisë.

Advertisement