Aktorja kolumbiano-amerikane, Sofia Vergara dhe partneri i saj, Joe Manganiello janë zyrtarisht të martuar.

Sipas E! News çifti ka kurorëzuar dashurinë në martesë të dielën mbrëma në një ceremoni intime ku kanë qenë të pranishëm vetëm familja dhe të afërmit.

Advertisement

43-vjeçarja dukej mahnitëse me fustanin e saj të nusërisë dhe nuk ka nguruar të ndajë disa foto gjatë mbrëmjes, në llogarinë e saj në Instagram.

Një tjetër moment i veçantë i ceremonisë, raporton E! News, ishte kur çifti këndoi “Sweet Child O’Mine” të Guns N’ Roses për të pranishmit.