Sofia Vergara do të dëshironte gjoks më të vogël

Ylli i Hot Pursuit, Sofia Vergara, vjen më provokuese se kurrë në kopertinën e Majit të Vanity Fair. Vergara ka veshur një fustan me dekolte të hapur që vë në pah gjoksin e saj të famshëm.
“Gjoksi im është gjgand. Gjithë jetën time, makthi im ka qenë blerja e sutjenave.”
“Më besoni do të doja që të ishin të bëra me operacion. Kur shtrihem më bezdisin. Nuk është ndonjë gjë argëtuese”, ka thënë ajo më tej.
Vergara sic duket nuk e ka bezdi të flasi për “asetet” e veta në intervista. Por një gjë që e bezdis janë kritikët e modës.
“Ndonjëherë lezoj komente të tipit “Sofia paska veshur sërish fustan me të njëjtën formë”, dhe dua tu përgjigjem “Cfarë duhet të vesh unë?” Sigurisht ka një arsye përse unë zgjedh gjithnjë të njëjtën formë fustani.”
Aktorja vetëm vitin e kaluar ka fituar 37 milionë dollarë, duke u bërë aktorja më e paguar e Hollywod-it.
“Nuk kam dashur ndonjëherë të jem aktore. Kjo më ka ardhur si dhuratë. Megjithatë jam e kufizuar për shkak të theksit tim në të folur dhe paraqitjes time. Kështu që nëse do të dua të luaj ndonjë rol më serioz, do të më duhet të jem vetë producente.”
Jeta profesionale e aktores ka marrë tatëpjetën, por po ashtu edhe ajo përsonale. Vetëm një vit më parë Joe Manganiello i ka propozuar për martesë.

Advertisement