Smartphone = Rrudha

Monday, December 15, 2025

Disa nga specialistët më të mirë të fushës së estetikës kanë fajësuar ekranet e telefonave për rritjen e rrudhave të parakohshme të femrave. Me rritjen e përdorimit të smartphone-ëve, femrat po kalojnë gjithnjë e më tepër kohë me to duke krijuar kështu një zonë tensioni rreth e rrotull syve dhe midis vetullave. Dr. Jean-Louis Sebagh me shumë klientë të famshëm midis të cilëve edhe Cindy Crawford thotë: “Ky fenomen i shtimit të rrudhave vërehet tek çdokush që ka dhe në mënyrë konstante përdor një aparat Blackberry apo iPhone”.

Terapistja e bukurisë Nicholas Joss që ka punuar me Keira Knightley dhe Scalett Johansson, gjithashtu ka vënë re rrudhat në rritje tek klientët e saj: “Kam vënë re një ndryshim të madh këto 18 muajt e fundit tek fytyrat e klienteve të mia nga shikimi i vazhdueshëm në mini ekranet e celularëve”. Rrudhat që shkaktohen nga përdorimi i smartphone-ëve janë fenomeni më i fundit që vjen si pasojë e përdorimit të tepruar të teknologjisë e që po sillen në vëmendje të publikut nga specialistët. Sipas tyre këto rudha mund të sistemohen me lehtësi me pak botox ose sipas disa të tjerëve këto rudha të shpejta mund të rregullohen dhe me masazhe të fytyrës. Relaksimi i muskujve dhe stimulimi i fluksit të gjakut në zonën e fytyrës do të rrisë nivelin e kolagjenit dhe do t’ju rikthejë pamjen rinore dhe shkëlqyese të lëkurës.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -