Slloveni – Nuk duam zvogelimin e trupave te KFOR ne Kosove

Sllovenia shprehet kundër zvogëlimit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë. Vendimi i Sllovenisë mbështeti vendimin e shumicës së anëtarëve të NATO-s që ishin kundër zvogëlimit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë. Vendimi u shpreh gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Aleancës në Bruksel. Ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar ka thënë se Sllovenia sikur edhe shumica e vendeve anëtare të Aleancës konsideron se situata në Kosovë ende nuk është sa duhet stabile që të zvogëlohet numri i pjesëtarëve të KFOR-it.
Advertisement