Skrapar | Shpërthen fabrika e demontimit, një i vdekur dhe tre të plagosur

Saturday, January 17, 2026

Ngjarja ka ndodhur në repartin e Bigasit ku si pasojë e një shpërthimi ka gjetur vdekjen 1 punonjës dhe janë plagosur 3 të tjerë. Mësohet se ka gjetur vdekjen shtetasi Agim Mekollari ndërsa janë plagosur Jetmir Demaj 30 vjeç nga Çorovoda, Ilir Kurti 27 vjeç dhe Drini Tiko 25 vjeç, të dy nga Tirana. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe më pas me një helikopter janë nisur drejt spitalit Ushtarak në Tiranë. Nuk bëhen ende të ditura shkaqet e shpërthimit por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -