Skandalet 2010

Lidhjet jashtëmartesore të Tiger Woods. Kur: Dhjetor 2009/ Janar 2010.

Skandali: Edhe pse skandali plasi në vitin 2009, atëherë kur Tiger Woods përplasi makinën jashtë shtëpisë dhe lidhjet e tij jashtëmartesore u bënë publike, ylli i sportit qëndroi i fshehur deri në vitin 2010. Kështu skandali vazhdoi të mbushte për një kohë të gjatë kolonat e shypit mbarëbotëror. Në 2010-ën sportisti hyri edhe në një qendër rehabilitimi për varësi ndaj seksit me urdhër nga e shoqja Ellin.

Advertisement

Cheryl dhe Ashley Cole u ndanë pas lajmeve se ai nuk ishte besnik. Kur: Shkurt.

Skandali: Lajmet për tradhëtitë e Ashley-t erdhën si rrufe në qiell të hapur në muajin shkurt. Thuhej se lojtari i futbollit i ka dërguar foto nudo të tijat shumë femrave. Ann Corbit ka deklaruar se ka pasur shumë takime seksuale me bashkëshortin e Cheryl dhe se ai i kish kërkuar që të mos fliste për lidhjen e tyre. Corbitt ishte gruaja e katërt që rrëfeu për tradhëtitë e Ashley-t. Pak më vonë në Sunday Mirror modelja Alexandra Taylor rrëfeu publikisht se kish bërë seks me futbollistin, pikërisht në mbrëmjen kur ishte bërë publike lidhja me Cheryl në 2004-ën. Me këto 5 aventura të konfirmuara dhe me shumë detaje të tyre të bëra publike Cheryl Cole paraqiti kërkesën për divorc.

Jesse James u akuzua për një lidhje jashtëmartesore 11 muajshe me një modele plot tatuazhe. Kur: Mars.

Skandali: Sandra Bullock ishte në qiellin e shtatë pas fitimit të çmimit Oscar si Aktoja Më e Mirë, por vetëm një javë më pas, ajo u shokua nga zërat se i shoqi Jesse James e kish tradhëtuar me një modele. Kjo e fundit, Michelle McGee ja shiti historinë revistës amerikane In Touch, duke treguar se e kish nisur lidhjen me James pikërisht në kohën kur Sandra ish larguar për të xhiruar filmin THE BLIND SIDE. James kërkoi falje publike, pak ditë pasi historia u publikua duke thënë: “Kjo histori u ka shkaktuar dhimbje dhe turp gruas dhe fëmijëve të mi. Jam shumë i trishtuar që i solla në këtë situatë”.

Mark Owen pranon se ka pasur 10 histori jashtëmartesore. Kur: Mars.

Skandali: Këngëtari i Take That, Mark Owen deklaroi në mënyrë sensacionale se e kish tradhëtuar gruan me 10 femra të ndryshme, madje me njërën ka pasur një lidhje 5 vjeçare. Pjesëtari i boy bandës së famshme, që gjithnjë ka pasur një reputacion të pastër, u rrëfye për THE SUN duke thënë se donte të rifillonte gjithçka me bashkëshorten Emma, që është mamaja e dy fëmijëve të tyre. Në një deklaratë për shtyp ai ka thënë: “Më vjen shumë keq për dhimbjen që veprimet e mia i kanë shkaktuar familjes dhe miqve të mi. Do t’i lutesha mediave që të respektonin privatësinë e gruas dhe fëmijëve të mi gjatë kësaj periudhe të vështirë”. Shumë kohë pasi historia u bë publike, Owen u shtrua në një klinikë rehabilitimi për varësinë nga alkooli.

Ndahen Kate Winslet dhe Sam Mendes. Kur: Mars.

Skandali: Shumë persona e konsideronin martesën e tyre si një ndër më të fortat në showbiznes, por Kate Winslet dhe Sam Mendes i shokuan të gjithë kur bënë publike ndarjen e tyre. Edhe pse çifti deklaroi asokohe se ndarja ishte miqësore, kolonat e shtypit rozë u mbushën me spekulime për arsyet e vërteta të ndarjes së çiftit.  

Tradhëtia e Ronan Keating. Kur: Maj.

Skandali: Ish lideri i Boyzone, Ronan Keating dhe e shoqja Yvone deklaruan se do të ndaheshin në muajin Maj, pas 12 vitesh martesë. U tha se ndarja ishte miqësore, por vetëm një ditë pas deklaratës së ndarjes, filluan të qarkullonin zëra për tradhëtitë e Ronan. “Yvone e nxorri me gjithë rrobat e tij jashtë. Ajo ishte duke i bërtitur e akuzuar se e kish tradhëtuar”,- ka thënë një burim. Pak më vonë edhe Ronan pranoi se kish patur një lidhje me balerinën Franine Cornell, pasi ndihej i vetmuar gjatë turneut solistik e më pas Yvone i dha fund martesës.

Beteja e hidhur e kujdestarisë së fëmijës të Mel Gibson dhe Oksana Griegorieva. Kur: Korrik.

Skandali: Ky rezultoi të ishte skandali më i shëmtuar në historinë e Hollywood-it. Aktori Mel Gibson u regjistrua teksa kërcënonte për jetën. Pas ndarjes, çifti ka pasur një luftë të ashpër për kujdestarinë e vajzës së tyre. Oksana kish regjistruar shumë telefonata të Mel. Pasi kishte shumë frikë për jetën e saj nga kërcënimet e aktorit. Aktorja ruse ka treguar madje se Mel i kish thyer një dhëmb gjatë një zënke të dhunshme. Episode të reja bëhen publike çdo ditë ndaj Policia e Los Angeles-it ka konfirmuar se kanë ndërmarrë një hetim për ushtrim dhune nga aktori. Të shohim nëse karriera e Mel do t’a marrë veten pas gjithë këtyre skandaleve.

Divorci shokues i Tony Parker dhe Eva Longoria. Kur: Nëntor.

Skandali: Pas shumë javësh mohimesh, ylli i DESPERATE HOUSEWIVES, Eva Longoria konfirmoi se po divorcohej nga bashkëshorti i katër viteve, basketbollisti Tony Parker. Çifti lëshoi një deklaratë publike ku thuhej se me keqardhje të thellë njoftonin se po divorcoheshin, por shumë pak më vonë filluan të qarkullonin fjalë mbi tradhëtitë. Mendohet se Eva vendosi t’i jepte fund martesës pas qinda mesazhesh nga një femër tjetër në telefonin e bashkëshortit.