Skandal seksual në Prishtinë

Një skandal ka plasur në Prishtinë. Gazeta Koha Ditore ka raportuar se kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasni po shantazhohet me video ku ai akuzohet se i kërkon studenteve mardhënie seksuale me dhunë. Rroli i Hasanit ka qenë shumë aktiv gjatë muajve të fundit të krizës politike në Kosovë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sollën pamundësinë e partive opozitare për të bërë një koalicion pa Hashim Thacin. Ato e mbajtën peng mbledhjen e parlamentit duke marrë vendimin se megjithëse Blloku opozitar kishte një shumicë deputetësh, ai nuk e zgjidhte dot kreun e Kuvendit! Ishin pikërisht këto vendime të Kushtetueses, që sollën prishjen e aleancës opozitare dhe i dhanë mundësinë PDK-së të Hashim Thacit, të bëhej pjesë e koalicionit qeveritar. Prandaj dyshohet se Enver Hasani mund të jetë objekt i një hakmarrjeje politike.

Edhe vetë Hasani beson që është duke u shantazhuar nga politika, konkretisht nga persona që janë të lidhur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinajt. Siç shkruan sot Koha Ditore, Hasani ka bërë dy denoncime të ndara në Policinë e Kosovës për videot dhe tekstet, sipas të cilave Hasani ka kushtëzuar studentet me marrëdhënie seksuale. Bëhet fjalë për një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku një femër rrëfen se si kryetari i Gjykatës Kushtetuese, njekohesisht edhe petagog, i kishte kërkuar shërbime seksuale një studenteje në këmbim të notës në fakultet.

Advertisement

Por këtyre aludimeve i është përgjigjur Ardian Gjini, shefi i grupit parlamentar të AAK-së partisë së Ramush Haradinajt, të cilin Enver Hasani e ka përfolur  në akuzat e tij. Lexojeni të plotë reagimin e tij:

“Enver, Fillimisht, po të tregoj se këtë video e kam parë në youtube, ndoshta, ndoshta pas teje. Dhe, jam shokuar. Është shokuese nëse pretendimet e asaj vajze janë të vërteta. Por, është shokuese edhe nëse nuk janë të vërteta sepse kjo do të dëshmonte se deri ku mund të shkojnë logjikat e mbrapshta. Dhe, këshilla ime për ty është që të kërkosh nga organet e rendit të merren me vërtetësinë e pohimeve, ta gjejnë atë vajzë, ta gjejnë prej ku është postuar videoja dhe ta zbardhin këtë rast për të cilin sinqerisht shpresoj të mos jetë i vërtetë.”