Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) raportojnë sot për situatën në akset kryesore kombëtare, si dhe vështirësitë që paraqiten në kalimin e tyre.
Sipas njoftimit për shtyp, rritja e temperaturave gjatë fundjavës ka sjellë dhe përmirësimin e situatës, por rekomandohet kujdes si dhe kalimi me zinxhirë në disa akse.
ARRSH dhe DPSHTRR u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa informojnë për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve deri në orën 09:00, të ditës së sotme.
Situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
Qarku Tiranë
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjithë akset e qarkut. Rekomandohet të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika.
Qarku Durrës
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Duhet të bëhet kujdes në qarkullim dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
Qarku Elbasan
Nuk ka probleme për qarkullimin, me përjashtim të zonave ku kanë ndodhur rrëshqitje. Aksi Librazhd-Lunik është i hapur dhe qarkullohet normalisht. Segmenti Fushë Stude – Steblevë qarkullohet me zinxhirë. Qarkullimi normal pa zinxhirë në aksin Librazhd –Qafë Thanë. Aksi Elbasan – Gjinar është bërë i kalueshëm sipas variantit të ri të rrugës alternative. Po në këtë segment, 300 m nga rruga kryesore ka rreth 30 cm çedim në një gjatësi 40ml (njoftuar para disa ditësh).
Ne aksin Cërrik-Banjë-Gramsh po punohet për pastrimin e mbetjeve dhe shembjeve si pasojë e përmbytjes.
1,5 km përpara vendit të përmbytjes te diga e Banjës, ka shembje nga skarpata në 3 vende me gjatësi 200ml. Qarkullimi bëhet me një kalim. Po punohet për normalizimin e situatës.
Ne segmentin Librazhd – Fushë Studë nuk ka probleme për qarkullimin.
Segmenti Fushë Studë – Steblevë qarkullohet me zinxhirë.
Rekomandohet të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës.
Qarku Berat
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Duhet të bëhet kujdes me qarkullimin në akset ku ka rrëshqitje, si pasojë e rreshjeve.
Qarku Vlorë
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij qarku. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në segmentet ku ka rrëshqitje të materialeve në rrugë.
Qarku Gjirokastër
Nuk ka probleme për qarkullimin, me përjashtim të zonave ku kanë ndodhur rrëshqitje (të njoftuara për publikun prej disa ditësh).
Në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim. Punohet nga kontraktorët për pastrimin e akseve në të dy keto segmente.
Në aksin Përmet – Çarshovë, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji. Është vendosur sinjalistika përkatëse.
Në aksin Kufi Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive në krahun e poshtëm të rrugës. Janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse, pasi ka devijim të drejtimit të lëvizjes.
Ju lutemi përdoruesve të rrugës të respektojnë sinjalistikën e vendosur.
Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje.
Përdoruesit e rrugës të zbatojnë sinjalistikën e vendosur në segmentet ku ka shkarje.
Të bëhet kujdes në Qafën e Muzinës në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes, sepse ka disa vende që nuk i zë dielli dhe formohen ngrica në rrugë.
Qarku Korçë
Rritja e temperaturave ka sjellë përmirësimin e situatës në rrugë. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Duhet të behet kujdes ne qarkullim.
Qarku Kukës
Rritja e temperaturave ka sjellë përmirësimin e situatës në rrugë.
Vetëm në aksin Traget – Lekbibaj shembja e ndodhur para disa ditësh, shkakton vështirësi në qarkullim.
Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Të tregohet kujdes në qarkullim sidomos në zonat ku ka rrëshqitje në rrugë.
Qarku Dibër
Temperaturat janë rritur, gjë që ka sjellë përmirësimin e situatës në rrugë.
Të gjithë qarkullohen normalisht.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Klenje – Steblevë (rreth 7 km).
Qarku Shkodër
Ka përmirësim të situatës në rrugë.
Në aksin Shkodër-Qafë Qelë, në Ganjollë, për shkak të rrëshqitjes së dherave qarkullimi vazhdon të kryhet me një korsi të zgjeruar. Po punohet për ta bërë rrugën me dy kalime.
Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.
Qarku Fier
Gjendja në akset e Fierit është normale. Rekomandohet të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
Qarku Lezhë
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Të gjitha akset qarkullohen normalisht.