Ai pranon se ka një fytyrë që i bën “fëmijët të qajnë”, ndërsa ajo mendon se “është princi i bukur”, madje pas pak muajsh do të martohen. I referohemi pikërisht Tom Clifford-it dhe Janine Walker-it që janë takuar në www.theuglybugball.com, agjensia e parë e takimeve virtuale dedikuar njerëzve të shëmtuar fizikisht. “Të shëmtuarit janë persona më të mirë. Të bukurit shpesh nuk janë kaq simpatikë dhe tentojnë të jenë pak sipërfaqësorë”, – shkruhet në këtë faqe interneti. Tashmë nëpër rrjetet sociale është shumë e vështirë t’i njohësh njerëzit si janë realisht, pasi me ndriçimin e duhur dhe pak punë në photoshop bëhen yje. Ata persona që nuk e kanë këtë luks, kanë shumë vështirësi në jetën reale, por edhe ata meritojnë të jenë të lumtur me princin apo prindceshën e ëndrrave.
Por si janë njohur çifti i këtij lajmi nëpërmjet këtij siti? Tom, 36 vjeçar ka rrëfyer: “Kam menduar gjithnjë se jam shumë i shëmtuar për të gjetur femrën e duhur, por jeta më ndryshoi totalisht kur takova Janine. Ajo është shumë e bukur dhe e dua shumë. Nuk më besohet që më ndodhi kjo gjë”. Me sa duket Tom i cili ishte single që në vitin 1998 e ka bërë për vete Janine me këtë postim: ”Kam një fytyrë që i bën fëmijët të qajnë, por siç thuhet bukuria qëndron në sytë e atij që të sheh dhe mendoj se ti do t’i përgjigjesh pozitivisht dashurisë sime”. Ndërkohë Janine e pranoi këtë përkëdhelje në mënyrë shumë entuziaste. “E vlerësova Tom se nuk ishte Brad Pitt, por as unë nuk jam Angelina Jolie”.


