Presidenti amerikan, Barak Obama dhe homologu i tij rus, Dmitri Medvedev kanë shprehur që të dy mbështetjen e tyre për përpjekjet e Kofi Annanit, të dërguarit të OKB-së dhe të Lidhjes Arabe, për t’i dhënë fund gjakderdhjes. Presidenti Obama përcaktoi se objektivi përfundimtar ishte një pushtet legjitim në Siri. Presidenti amerikan, megjithatë, përmendi mosmarrëveshjet e tyre të pandërprera me Sirinë e Bashar al-Asadit, me të cilën Moska është një aleat dhe një furnizues armësh, që nga epoka sovjetike. Plani Annan bën thirrje për ndërprerjen e të gjitha formave të dhunës nga të gjitha palët nën mbikëqyrjen e OKB-së, sigurimin e ndihmës humanitare dhe lirimin e personave të burgosur në mënyrë arbitrare. “Rusia dhe Kina kanë votuar kohët e fundit për një deklaratë të OKB-së, që mbështet misionin e Annanit pas bllokimit të dy rezolutave të Kombeve të Bashkuara, që dënojnë shtypjen e një lëvizjeje protestuese, që prej një viti, që shkaktoi më tepër se 9 100 të vdekur”, theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, “OSDH”.