Siri | Shqetësim për fatin e katër militantëve të të Drejtave të Njeriut

Bashkimi Evropian shprehu sot shqetësim të theksuar lidhur me fatin e katër militantëve krysorë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Siri, te javë pas rrëmbimit të tyre nga një grup personash të armatosur në Damask. ”Përfaqësuesja e lartë e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton është shumë e shqetësuar nga mungesa e informaci8oneve mbi fatin e militantes Razan Zeitouneh dhe të tre bashkëpunëtorëve të saj, ëaël Hamada, Samira Khalil et Nazem al-Hamadi, të marrë peng në periferitë e Damaskut nga një grup persona të panjohur dhe të armatosur më 10 dhjetor”, theksohej në një komunikatë të bërë publike për mediat nga zyrtae e shtypit pranë kryediplomates evropiane.

Advertisement