Zëvendësekretari amerikan i Shtetit, i ngarkuar për popullsitë, për refugjatët dhe për migracionin, Kelly T. Clements e konfirmoi këtë pagesë gjatë një mbledhjeje kushtuar koordinimit të ndihmës humanitare për Sirinë, në Gjenevë, në OKB. Me këto dy milionë dollarë shtesë, Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një ndihmë humanitare me më tepër se 12 milionë dollarë për Sirinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë veçanërisht një ndihmë mjekësore emergjente dhe një asistencë për furnizimin me ujë të pijshëm, si dhe me ushqim, me mbulesa, me pajisje të higjenës dhe aparate të ngrohjes për popullsinë siriane.