Siri | Përfundojnë operacionet kundër terroristëve

alt

“Pasi forcat tona të armatosura kanë përfunduar misionin e tyre për të luftuar veprimet kriminale të grupeve terroriste dhe kanë njoftuar autoritetin e shtetit në territorin sirian, ato vendosin t’i japin fund këtij misioni nga nesër në mëngjes”, deklaruan burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. “Forcat tona të vlerësuara të armatosura do të mbeten të gatshme për t’iu përgjigjur çdo agresioni nga grupet terroriste të armatosura kundër civilëve, forcave të rendit, forcave të armatosura dhe pronave publike dhe private dhe për të mbrojtur sigurinë e kombit dhe të qytetarëve”, tha zyrtari sirian. “I dërguari për Sirinë, Kofi Annan mori një letër nga Damasku, që njoftonte gjithashtu ndërprerjen e operacioneve ushtarake në të gjithë territorin sirian, nesër më 12 prill nga ora 06:00 lokale, ose 03:00 GMT”, theksoi pak më parë zëdhënësi i tij.

Advertisement