Siri – Hapet ambasada Libaneze

Një ambasadë libaneze u hap sot në Damask pas presionit perëndimor mbi qeverinë siriane për të vendosur marrëdhënie diplomatike me fqinjin e tij më të vogël. Dy vendet nuk kishin marrëdhënie diplomatike që kur Britania dhe Franca i shkëputën nga mbetjet e Perandorisë Osmane në 1920. Flamuri libanez u ngrit mbi ndërtesat në qendër të Damaskut dhe ambasada ka tani një të Ngarkuar me Punë, njoftoi një burim zyrtar libanez.
Advertisement