Siri | Al Assad akuzon perëndimin për destabilizimin e vendit

alt

Duke iu referuar dhunës dhe gjakderdhjes në rrugët e Damaskut, Presidenti sirian theksoi se dhuna në vendin e tij u provokua nga një komplot i jashtëm, dhe sipas tij vendet e huaja kanë ndërmarrë një fushatë të paprecedentë kundër Sirisë. Gjatë konferencës së transmetuar nga televizioni Al Jazira, Assad theksoi se komploti po rreket të fusë vendin në një kolaps psikologjik. “Siria është viktimë e një komploti ndërkombëtar me pjesëmarrjen e disa vendeve arabe nën ndikimin e Perëndimit”, deklaroi Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad, duke denoncuar shkatërrimet, dhe shfrytëzimin e demonstratave paqësore, pikërisht për të vënë në jetë planin për të destabilizuar Sirinë.

Advertisement