Të paktën 178 persona, 117 prej të cilëve civilë dhe 58 anëtarë të forcave qeveritare kanë humbur jetën nga dhuna. Bilanci ka qenë veçanërisht i rëndë në qytetin rebel të Dumas, pranë Damaskut, i bombarduar dhunshëm nga ushtria që u përpoq të shtypte kryengritjen. ”Të paktën 36 persona kanë humbur jetën, gjashtë prej të cilëve fëmijë dhe gjashtë gra”, sipas OSDH. ”Më shumë se 15 800 persona, pjesa më e madhe civilë, janë vrarë në 15 muaj”, theksoi OSDH.