Siri | 13 të vrarë gjatë protestave

alt

Raportet citojnë veprimtarët dhe dëshmitarët, që kanë thënë se persona të armatosur proqeverisë, dje kanë vrarë katër protestues në qytetin-port Banias, ku u mbajtën demonstrata kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad. Nga ana tjetër, televizioni shtetëtor i Sirisë, ka deklaruar se nëntë anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë, pasi ishin sulmuar në periferi të qytetit Banias. Në raport, për këtë dhunë fajësohen bandat e armatosura. Raportet nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, meqë qeveria e Sirisë ka vendosur kufizime të mëdha në informacione, kështu që shumë gazetarë të jashtëm janë urdhëruar që të largohen nga Siria.

Advertisement