Nuk fiton 6 milionë euro në vit, por në klasifikimin e portierëve të rinj më të mirë në Europë, Thomas Strakosha renditet i pari, sa i përket pritjeve Efektive.

22-vjeçari shqiptar i Lazios ka realizuar 67 pritje vendimtare në këtë sezon, kundrejt 45 të Gigio Donnarummës, që renditet vetëm në vendin e pestë të këtij klasifikimi. Pas Strakoshës, podiumi plotësohet nga portieri i Tuluzës, Alban Lafont dhe ai i Strasbourgut, Kamara.

Thomas Strakosha dominon ndaj portierit të Milanit dhe kombëtares italiane, edhe sa i përket cilësisë së lojës me këmbë. 22-vjeçari ka një mesatare prej 28.4 pasimesh për ndeshje, nga të cilët, 8.5 janë pasime të gjata. Edhe në klasifikimin e këtyre cilësive, Strakosha ka lënë pas krahas Donnarummës dhe portierit të Romës Alisson, edhe emra të mëdhenj si De Gea, Courtois, Ter Stegen, Peter Cech, Pepe Reina etj.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Pikërisht falë këtyre statistikave, Strakosha është portieri më i mirë në Serinë A dhe është përfshirë në 11-shen e vitit nga whoscored.com, me shqiptarin që ka një vlerësim mesatar me notën 7 për çdo ndeshje.

Nëse Lazio fitoi Superkupën në gusht, ka siguruar gjysmëfinalet e këtij edicioni të Kupës, lufton për një vend në Champions në Serinë A, por edhe u kualifikua herët nga grupet e Europa Leagues, kjo nuk është vetëm falë lojës së Milinkoviç, Immobiles apo Luis Albertos, por edhe sigurisë që ofron një portier si Thomas Strakosha. Kjo jo vetëm për penalltinë që i ndali Dybalës, apo pritjen deçizive ndaj Chiesas, në takimin me Fiorentinën, por me paraqitjet e vazhdueshme në nivele të larta, që i sjellin siguri bardhekaltërve në katërkëndëshin e portës.