Sinéad O’Connor flet për mbrëmjen me Prince: ‘S’doja ta shihja sërish atë djall’

Sinéad O’Connor foli për herë të parë për një takim befasues që pretendon se ka patur me Prince. Në librin e saj “Rememberings” (Kujtimet), këngëtarja dhe tekstshkruesja irlandeze flet për jetën e saj që nga fëmijëria abuzive – gjithçka për seksin, drogën dhe rock&roll.

Sinéad O'Connor flet për mbrëmjen me Prince:

Advertisement

Në një fragment të librit ajo shkruan për takimin me Prince. Ata nuk e njihnin njëri-tjetrin kur ajo regjistroi këngën “Nothing Compares 2 U” (këngë e Prince të cilën O’Connor e këndoi në versionin e saj dhe fitoi famë ndërkombëtarisht). Këngëtarja kujton mbrëmjen që kaluan në shtëpinë e tij, pasi Prince e ftoi.

Sinéad O'Connor flet për mbrëmjen me Prince:

Në fragmend shkruhet:

“Dëshiron një pije?” Buzëqeshi ai.

Ai i drejtohet dollapit për të marrë një gotë. Pastaj, me shpjetësi si blic, përplas gotën poshtë dhe thotë: “Merre vetë”.

Unë e kam parë këtë gjë më parë. Jam rritur me këtë gjë. Filloj të kontrolloj me mendje për daljet nga shtëpia.

Ai fillon dhe më vëzhgon nga koka te këmbët, me një dorë që fërkon mjekrën, duke më parë lart e poshtë. Ai më bërtet, “Nuk më pëlqen gjuha që përdor në intervista.”

“Unë nuk punoj për ty,” i them. “Nëse nuk të pëlqen, shko pi*dhu”.

Kjo e acaron. Ai largohet nga kuzhina. [Më vonë] kthehet me dy jastëkë dhe thotë: “Pse nuk bëjmë një lojë me jastëkë?” Gjithë buzëqeshje dhe lumturi. Mendoj që nuk ndodh çdo ditë të luajmë me jastëkë me Prince-n…le të përpiqemi ta bëjmë këtë mbrëmje argëtuese pas fillimit të keq.

Që në goditjen e parë, e kuptoj që ka diçka në jastëk për të më lënduar. Nuk po luan.

Vrapoj. I telefonoj shoqes sime Ciara që të më marrë.

Mesa duket ka disa procedura ligjore që po zhvillohen midis [menaxherit tim] Steve dhe Prince. Unë kam qenë viktimë e një sulmi për të terrorizuar Steve-n. Nuk më intereson.

Nuk kam dashur kurrë ta shoh sërish atë djall.”

Për People ajo tha:

“Kjo nuk e ndryshoi mendimin tim për të si artist, i cili ishte mendimi i vetëm që mund të kisha. Nuk e shihja ndryshe. Padyshim, u largova duke mos e pëlqyer dhe veçanërisht duke mos dashur të shkoja ta takoja sërish.”

Prince u nda nga jeta në vitin 2016, në moshën 57-vjeçare, nga një mbidozë aksidentale e fentanilit, një opioid sintetik që është 50 deri në 100 herë më i fuqishëm se morfina. Pavarësisht takimit të saj të çuditshëm, O’Connor thotë se vdekja e tij e preku thellësisht.

“Unë qava kur vdiq. U ndjeva shumë keq dhe e trishtuar për vetminë dhe vdekjen e tij. Çmimi që paguan për të qenë i suksesshëm është një vetmi e tmerrshme dhe e dhimbshme dhe mendoj që ai ishte jashtëzakonisht i vetmuar. Vetmia e famës, mendoj unë, ishte shkatërrimi i tij.”