Jeta e këngëtares Sinead O’Connor është e sigurt pas publikimit të një statusi pikëllues në rrjetin social Facebook të shtunën e kaluar.
Mediat Irlandeze raportuan se pasi Sinead ishte akomoduar në një hotel me një emër të rremë, ajo shkruante se dy javët e fundit ishin rraspakpitëse për të, kishte marrë mbidozë dhe se nuk kishte rrugë tjetër që të ndihej e respektuar.
Menjëherë, shkruan tabloidi “Mirror” për Irlandën, policia u vu në kërkim.
Pas një ore e gjysmë, vendodhja e Sinead O’Connor u gjet dhe ishte nën kujdesin e mjekëve.
Në ditët e fundit statuset në Facebook të artistes iralandeze ishin me nota pikëllimi, disa prej të cilave dokumentojnë betejën e saj me ish-bashkëshortin Donald Lunny për kujdestarinë e djalit, 11 vjeçarit, Shane.
Betejat me mendimet për vetëvrasje janë prezente edhe në të kaluarën e këngëtares.