E kemi fjalën për Simpson të cilët nuk do të lejohen më të transmetohen në kanalin rus për fëmijë “2×2”. Kjo për shkak të një serie, e cila sipas stacionit Rus shfaqte shumë dhunë. Bëhet fjalë për episodin “Itchy and Scratchy”, në të cilin dhuna mbulohet nga të qeshurat. Kështu, kanali rus vendosi t’i fshijë Simpson-at nga fasha orare në të cilën ato transmetoheshin.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në Rusi. E njëjta histori ndodhi edhe me filmin e animuar “South Park”, në të cilin ishte problem njëri prej personazheve, Kenny, i cili pas çdo puntate përfundonte i vrarë dhe shfaqej në puntatën e ardhshme sërish sikur të mos kish ndodhur asgjë. Kjo ishte një arsye përse autoritetet televizive të këtij shteti vendosën të ndalojnë dhe këtë film historik të animuar.