Sidrit Bejleri po rikthehet me projekt të ri

Artisti shkodran Sidrit Bejleri ka tash e një kohë që është angazhuar edhe në sfera të tjera përtej muzikës.

Atë e shohim tejet aktiv në kampanjat krah Elvis Naçit në programin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ por duket se ky detaj nuk e pengon që të pasivizohet në aspektin e karrierës muzikore.

Advertisement

Përmes rrjeteve sociale, Sidrit Bejleri ka paralajmëruar këngën e tij më të re.

‘Premtimi’ titullohet ky projekt i cili do të publikohet nesër dhe bazuar në fabulën e shprehur nga fare pak sekonda të promos, trajton temën e besnikërisë në çift.

/Prive.al/