Sia: Kam qenë e alkoolizuar dhe e varur nga droga

Friday, December 5, 2025

Sia, është rrëfyer për varësinë e saj ndaj drogës dhe alkoolit, në një intervistë të zhvilluar në makinë gjatë rubrikës “Carpool” me James Corden Late Late Show.

Këngëtarja që gjithmonë shfaqet e mbuluar në mënyrë misterioze me flokët e saj, ka treguar se: “Kam arritur një farë suksesi si këngëtare, që në moshën 10-11 vjecare, por më kalimin e kohës, u bëra një alkooliste dhe një e varur nga droga. Kur vendosa të bëhesha esëll, vendosa që nuk doja të isha ai lloj artisteje. Kështu fillova të mendoja se çfarë mungonte në muzikë dhe e gjeta. Ajo që mungonte ishte misteri”, ka tregua ajo në intervistë.

Kjo shpjegon dhe përse artistja, gjithmonë shfaqet në publik me flokët që nuk të lejojnë të dallosh fytyrën e saj, edhe pse pamja e saj është vërtetë shumë e këndshme.

Artistja australiane ka patur probleme shumë të mëdha me varësinë e saj nga droga dhe nga alkooli, pas vdekjes së të dashurit në një aksident automobilistik, madje ajo ka treguar se një herë ka tentuar të vrasë dhe veten.

SourceTv Klan
RELATED ARTICLES
- Advertisment -