HOROSKOPI | 27 Nëntor 2014
Dashi: Çdo gjë duket të lëvizë në favorin tuaj. Përfitoni nga mundësitë që ju jep një hënë e buzëqeshur tek Ujori! Kanalizoni energjitë në mënyrë positive, gëzojeni këtë ditë plot stimuj interesantë dhe prespektiva të favorshme. Mos i mbani më të fshehta ndjenjat që keni për atë personin: bëni një deklaratë me ëmbëlsi dhe jetoni një ditë të paharrueshme.
Demi: Dita nuk premton gjëra të mëdha, priten vonesa, pengesa dhe ndoshta tensione me partnerët apo bashkëpunëtorët . Në fushën emocionale, ulje ngritjet do të ndodhin kryesisht për shkak të Hënës kundërshtuese. Dëgjoni me kujdes sinjalet që ju dërgon trupi juaj.
Binjakët: Do të ketë përmirësim sot: humori do të bëhet më i gjallë dhe do të fitoni vendosmëri edhe më të madhe. Nëse jeni duke menduar një ndryshim të aktivitetit tuaj, dilni hapur pa pikë frike. Hëna shpall mundësi të mahnitshme edhe në fushën e parave. Nëse ju bëni jetë në çift do të arrini një marrëveshje ideale me partnerin, sidomos në aspektin fizik.
Gaforrja: Ka shumë mundësi që të hiqni ndonjë gur që ju bezdis nga këpucët sot. Ata persona që në ditët e shkuara nuk ju jepnin të drejtë për një gjë të rëndësshme për ju, do të jetë i detyruar të rishikojë pozicionin. Jeni lumturisht në çift? Ju pret një natë shumë emocionuese. Ok do të ketë edhe ndonjë diskutim të vogël, por kjo do të ndihmojë për t’a bërë me pasionant dhe përfshirës raportin.
Luani: Një rënie në humor është i parashikueshëm, me kundërshtinë e Hënës. Pasiguria dhe dyshimi në dashuri ju shqetësojnë, duke ju bërë të trishtuar dhe të kujdesshëm! Përdorni buonsensin dhe mos i lini vend dyshimeve: dyshimet tuaja janë vetëm produkt i një imagjinate pjellore. Një shëtitje e gjatë në natyrë do t’ju ndihmojë në ribalancimin dhe shkarkimin e stresit të akumuluar gjatë ditës.
Virgjëresha: Mos e teproni me shaka thumbuese, sidomos me shefin tuaj. Duke pasur parasysh kalimin hënor, do të ishte mirë të shtynit marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe të shmangnit diskutimet apo gara. Nëse jeni singëll? Filloni ëndërroni. Ju pret një sukses i madh: takimi me një person të aftë për t’i dhënë një ndryshim të madh jetës suaj.
Peshorja: Një Kornize astrale shumë e favorshme forcon situatat profesionale duke i bërë ato të shkëlqyera e pozitive, veçanërisht nëse jeni të vetë-punësuar. Sektori profesional vazhdon mirë, ndërsa në dashuri bëhet gjithnjë e më e qartë nevoja për stabilitet dhe siguri. Nëse jeni të vetëm, stili juaj joshës intelektual e i rafinuar, do të lehtësojë një tërheqje të thellë.
Akrepi: Jeni të mërzitur dhe në mëdyshje: faji është i Hënës që edhe pse udhëton e heshtur arrin t’ju ngatërrojë. Mos u pushtoni nga ankthi dhe merreni jetën me lehtësi, pa u ndikuar nga problemet e rreme. Nuk do të dëgjoni problemet e partnerit pasi do të jeni shumë të zënë për të dëgjuar vetëm veten.
Shigjetari: Ditë për 10 me yll falë Hënës në një shenjë mike. Nëse lëvizni shpesh për punë, do të filloni një periudhë me vajtje-ardhje: udhëtoni dhe jeni shumë të lumtur. Nëse keni një biznes privat negociatat e punës do të rrjedhin të qeta. Nëse jeni në cift, përpiquni të rishpikni parametrat e lidhjes dhe të surprizoni partnerin me ndonjë çmenduri.
Bricjapi: Dinamika e yjeve stimulon ndjenjën e detyrës dhe riaktivitetit tuaj: në këtë kohë jeni veçanërisht akut dhe të shpejtë në kapjen e lidhjeve për situata të ndryshme. Vertetë të zotët! Në tranzicionin që e gjeni veten mund t’i lejoni vetes të bëni ato ndryshimet që keni dashur prej kohësh. Do të ketë lëvizje parash, si hyrëse ashtu dhe dalëse.
Ujori: Sot Hëna është aleatja juaj. Stakojeni trurin nga problemet dhe përpiquni të relaksoheni. Lejojini vetes momente kënaqësie dhe argëtimi. Në dashuri, mos i kurseni impulset dhe do të shihni se ata që do të largohen nga ju do të fitohen nga vrulli juaj. Mbrëmje ideale për t’ju përkushtuar vallëzimit apo një koncerti.
Peshqit: Hëna në fushën e dymbëdhjetë ju paralajmëron: përveç të ndjerit të lodhur, ju mund të merrni propozime të cilat duhet t’i vlerësoni me kujdes, pa i pranuar menjëherë… Pak reflektim më tepër nuk bën dëm! Ditë ideale, për të sqaruar një keqkuptim me partnerin si edhe për t’i dhënë vitalitet dhe shkëlqim marrëdhënies tuaj.