Si do punësohen mësuesit pas konkursit

Mësuesit që kanë marrë më shumë pikë nga testimi kombëtar i bërë në muajin Dhjetor 2014, kanë të drejtë ta zgjedhin të parët, shkollën ku duan të punësohen.

Ndërkohë në drejtoritë arsimore të rretheve, ka nisur procedura për plotësimin e vendeve vakante në profile të ndryshme. Nga 5271 mësues që morën pjesë në testimin kombëtar, vetëm 2800 e kaluan atë, duke u bërë automatikisht kandidatë në listat për vendet vakante. Por çdo të ndodh me mësuesit që mbeten jashtë kësaj liste? Ndërkohë, deri në muajin maj të gjithë mësuesit në vend, do t’i nënshtrohen një testimi për të pasur një panoramë të qartë mbi njohuritë e përgjithshme të gjithsecilit, pasi nuk do të ketë largime nga puna.

Advertisement