Shuplakë në skenë

Jo gjithmonë gjërat shkojnë siç duhet gjatë performancave të yjeve të muzikës në skenë. I tillë ka qenë edhe rasti i këngëtares me famë botërore Beyonce, e cila njihet për performancat e saj energjike dhe lëvizjet e shumta në skenë. Në një koncert në Copenhagen, pjesë e turit të saj muzikor, këngëtarja është afruar pranë fansave gjatë interpretimit të këngës. Një fans ka përfituar nga rasti për t’a goditur atë në të ndenjura. Ky veprim e ka revoltuar shumë yllin e muzikës, e cila ka reaguar në moment duke thënë se do të thërriste rojet e sigurisë. Më pas ka vazhduar performancën për qindra fansa të tjerë të pranishëm.

[youtube=http://www.youtube.com/watch?v=k57y9EZhG9c&showinfo=0&rel=0]

Advertisement