Shumë urime për Kourtney Kardashian!

Kourtney Kardashian feston ditëlindjen e saj të 36-të.
Teksa fansat janë në pritje të fotove që do të postohen për të marrë vesh se si do ta festojë Kourtney këtë ditëlindje, një gjë e dimë me siguri, ajo do të jetë së bashku me tre fëmijët e saj.
Pak kohë më parë Kourtney ka deklaruar se mungoi në udhëtimin e motrave të saj në Armeni pasi ndjente ankth nëse largohej nga fëmijët.
“Do të doja të isha me motrat në Armeni! Në fakt nuk shkova me to sepse ndjeja ankth të largohesha nga fëmijët e mi të vegjël. Do të doja ta kisha përjetuar këtë eksperiencë me motrat por e di që një ditë do të shkojmë sërish së bashku.”

Advertisement