Shullazi mbetet në burg, Apeli lë në fuqi masën e sigurisë

Apeli i Krimeve të Rënda mbështeti vendimin e Shkallës së Parë duke lënë sërish në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Emiljano Shullazin.
Gjykata shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga dy avokatët e Shullazit që kërkuan lirimin e klientit të tyre me argumentimin se nuk provohen akuzat e ngritura nga prokuroria për “gjobëvënie”, “kanosje”, etj.
Avokatët pretendojnë për ndalim të paligjshëm të klientit të tyre dhe njerëzve të afërt me të.
Nga ana e tij Shullazi ka depozituar një kërkesë ku njoftoi se nuk dëshironte që të ndjekë seancën për masën e sigurisë, duke u përfaqësuas nga avokatët e tij.
E njëjta masë sigurie u dha edhe për Blerim Shullazin, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e gjobvënies, shkatërrim prone, kanosje për shkak të detyrës dhe të tjera.

Advertisement