James Horner, kompozitori i filmit “Titanic” e fitues dy herë i çmimit Oscar, ndërroi jetë në një akisdenti ajror në Kaliforni, në moshën 61-vjeçare.
Avioni i tij privat, të cilin po e pilotonte ai vetë është rrëzuar të hënën në mëngjes, pranë Santa Barbara.
Lajmi është bërë i ditur nga asistentja e tij në Facebook.
Kemi humbur një njeri të mrekullueshëm, me një zemër të madhe dhe talent të pabesueshëm, shkruajti Sylvia Patrycja. Ai vdiq duke bërë atë që dashuronte. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, ka përfunduar ajo postimin në rrjetin social.
James Horner njihet gjithashtu për punën e vyer dhe kompozimin e kolonave zanore në filmat e famshëm si, “Braveheart”; “Star Trek II: The Wrath of Khan”; “Avatar”, etj.