Publicisti dhe zëdhënësi i këngëtarit të mirënjohur George Michael ka bërë me dije se artisti ka ndërruar jetë.

Në një deklaratë për shtyp, publicisti është shprehur se Michael ndërroi jetë në mënyrë natyrale dhe të paqtë rreth orës 11:00. Ndërkohë detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Advertisement

“Me trishtimin më të madh mund t’ju themi se djali, vëllai dhe babai i dashur ka ndërruar jetë”, – shkruhet në këtë deklaratë.

George ka shitur mbi 80 milionë disqe e numëron me dhjetëra albume dhe hite në bashkëpunim me emra si Steve Wonder, Elton John etj.

Një prej këngëve të tij më të dëgjuara ishte “Last Christmas”, e cila u bë një “himn” i festave të fundvitit, por që fatkeqësisht, kjo Krishtlindje rezultoi e fundit për George Michael.