Shuhet aktori i humorit Met Bega

Shuhet ikona e humorit Met Bega.

Aktoi i njohur për të gjithë shqiptarët është ndarë nga jeta këtë të martë në moshën 69 vjeçare.

Advertisement

Prej shumë vitesh Met Bega vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila i ishte shfaqur për herë të parë në vitin 2000.

Rolet më të njohura të cilat e shndërruan në të paharrueshëm për publikun shqiptar janë në filmat “Edhe ashtu edhe kështu” në vitin 1989, “Stolat në park” në 1988, “Tela për violinë” 1987, “Dy herë mat” 1986, i cili ishte edhe roli i tij i parë në filmat shqiptarë.

Por të shumta janë edhe rolet në Estradën e Tiranës.