Shtyhet gjyqi për Emiljano Shullazin

Seanca gjyqësore e caktuar për sot ndaj Emiljano Shullazit është vendosur të shtyhet. Emiljano Shullazi dhe dy bashkëpunëtorët e tij do të dalin në gjykatë ditën e nesërme në orën 08:30. Bëhet e ditur se gjyqi ndaj Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij është shtyrë për shkak të ngarkesës së lartë që ka Gjykata e Krimeve të Rënda. Prokurorja e kësaj çështjeje është aktualisht në gjyqin e xhihadistëve, një seancë intensive dhe që pritet të zgjasë ditën e sotme. Avokati i Shullazit dhe dy të pandehurve të tjerë ka deklaruar se do të kërkojë në gykatë lirimin dhe shpalljen e arrestimit të jashtëligjshëm.

Advertisement