Shtiren si turistë dhe merrnin kampera me qira për të trafikuar drogë nga Shqipëria, policia ka shpallur në kërkim 5 bashkëpunëtorët shqiptarë.

Policia shqiptare ka arrestuar 4 të rinj rumunë, të cilët për llogari të 5 bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qera campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej.

Ata u kapën me 260 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Rezultatet e megaoperacionit të koduar “Kamper” u prezantuan nga drejtoria e policisë Vlorë.
Në kuadër të këtij operacioni, sot, në orët e para të mëngjesit, u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë që transportonin një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej.

Advertisement

Konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. C., 20 vjeç, M. C., 20 vjeçe, F. T., 24 vjeç dhe A. P., 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumune. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike.

Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike.
Të arrestuar janë Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru. Për arsye të hetimit nuk bëhën public emrat e bashkëpunëtorëve shqiptarë në këtë trafik