Shtëpiake të dëshpëruara italiane

Saturday, December 6, 2025

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe një studim i qendrës “Gratë dhe cilësia e jetës” që ka monitoruar 4 mijë shtëpiake në të githë Europën, midis të cilave 700 italiane. Arratia është ëndrra në sirtar e shtëpiakeve italiane. Arrati në Maldive, Hawaii, Mauritius, mbase dhe të ndihmuara nga fitimi i ndonjë llotarie… E nëse do të mundnin t’a kthenin kohën pas, nuk do të ishin martuar. 76 shtëpiake në 100 janë të dëshpëruara për shkak të krizës ekonomike. Shkalla e pakënaqësisë së tyre është 76%, rreth 2,5% më e lartë se vitin e shkuar.

Italianet qëndrojnë kështu në krye të klasifikimit të pakënaqësisë, ndjekur nga spanjollet (63%), francezet (57%), anglezet (51%) dhe gjermanet (47%). Ja dhe shkaqet e dëshpërimit të grave: në vendin e parë është kriza ekonomike dhe ulja e mundësisë për të blerë (për 46% të të intervistuarave), jeta e shtrenjtë (27%), mungesa e mbështetjes nga familja (24%), shtrenjtësia e kopshteve (23%), mbështetja e dobët shëndetësore (21%), burri pak i vëmendshëm dhe aspak ndihmë në shtëpi (18%), mungesa e dialogut me partnerin (17%), puna jo e sigurt (11%). Gjysma e shtëpiakeve të dëshpëruara italiane do të donin dhe të iknin nga Italia: mes destinacioneve të preferuara renditen Maldivet, Hawaii apo Mauritius (për 38% të të intervistuarave), por edhe vendet e Europës Veriore ku roli i gruas është më i mbrojtur si Danimarka (14%), Suedia (9%) apo Norvegjia (8%). Përmenden edhe Spanja (6%) dhe Greqia (3%) pasi kostoja e jetës është më e ulët.

Në fakt nuk është vetëm kriza ekonomike që ndikon në humorin e shtëpiakeve. Edhe punët e familjes peshojnë shumë në pjatën e peshores së pakënaqësisë. Një shtëpiake në dy nëse do të mund të ktheheshin prapa në kohë nuk do të martoheshin dhe dy në tre nuk do të bënin fëmijë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -