Shqiptarja konkurrente në “Grande Fratello” lë reality show-n pasi ja kërkoi babai!

Ky edicioni i “Grande Fratello”-s, pa që mes të tjerëve të kishte edhe një konkurrente shqiptare, vajzën e quajtur Heidi Baci. Ajo në fakt ishte deri më sot një prej protagonisteve të reality show-t, duke qenë se kishte nisur edhe një njohje, ose të ishte gocha e afërt me një prej konkurrentëve të tjerë, Massimiliano Varrese, i cili duhet thënë që është (goxha) më i madh në moshë.

Nisur nga kjo histori, ishte babai i Heidi-t, Genti, i cili e surprizoi të bijën me një takim në puntatën më të fundit të programit, ku i kërkoi që të largohej nga shtëpia. Ndër të tjera, i ati i tha vajzës:

Advertisement

“Mami është e sëmurë, ai (Massimiliano) është më i vjetër se ty dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të kapi dhe të vuri nën stres. Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di.

Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte sepse ti nuk mund ta nënvlerësosh gjendjen e saj shëndetësore”

Këto fjalë ishin të mjaftueshme që Heidi të merrte vendimin për largim nga shtëpia dhe pasi i kërkoi ndjesë të atit publikisht për gjithë situatën, me arsyetimin se po ikte “për arsye personale”, e la reality show-n në mes.