Pesë vendet më të rrezikuara nga sulmet terroriste janë Iraku, Afganistani, Pakistani, Nigeria dhe Siria. Shqipëria është nga vendet më pak të rrezikuara, ndërsa Kosova është ndër të parat në rajonin e Ballkanit përsa i përket rrezikut nga sulme te mundshme terroriste. Ky është rezultati i raportit të Institutit Australian për Ekonomi dhe Paqe, i cili përmes publikimit të një harte thekson me ngjyrë të errët vendet më të rrezikuara nga terrorizmi. Shqipëria renditet në vendin e 107 nga 162 vende, ndërkohë që bie në sy se në rajonin e Ballkanit, Kosova si republikë e pavarur është ndër më të rrezikuarat duke u renditur në vendin 54. Bullgaria renditet në vendin e 60-të, Maqedonia 75-të, Serbia në 89-të, ndersa Shqiperia në vendin 107, jashtë 100 vendeve më të rrezikuara.
Burimi: Gazeta Shqip