Shqipëri-Zvicër përfundon 0-1, Cana ndëshkohet me karton të kuq

Shqipëria e ka nisur me një humbje minimale ndaj Zvicrës, debutimin në Kampionatin Europian të Futbollit. Një gol i Schar në minutën e 5 të takimit ishte vendimtar. Një dalje e gabuar e Etrit Berishës ka sjellë golin e parë për zviceranët. Ishte qendërmbrojtësi Fabian Schar i cili kërceu mbi mbrojtjen kuqezi dhe duke përfituar edhe nga dalja e gabuar e Berishës, çoi lehtësisht topin në rrjetë dhe 1-0 për Zvicrën. Më pas Shqipëria tentoi të reagonte, duke krijuar edhe disa raste të pastra për shënim. Sadiku ishte i vetëm me portierin  zviceran, por gaboi para portës. Kur ishin momentet më të mira tonat, nga një kundërsulm i zviceranëve, kapiteni Cana rrëshqet në hyrje të zonës sonë dhe e prek topin me dorë. Arbitri e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë dhe për pasojë largohet nga loja me karton të kuq.

Advertisement