Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e internetit të OSBE-së, thuhej se në këtë komunikim do të jepen vlerësimet paraprake për procesin. Misioni do të përbëhet nga zyra për institucione demokratike pranë OSBE, Asambleja Parlamentare e OSBE, Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës dhe nga Asambleja Parlamentare e NATO-s. Deklarata paraprake do të publikohet nga zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, ëolfgang Grossruck, koordinator i vëzhguesve afatshkurtër të misionit të OSBE. Ky raportim do të pasohet nga Corien Jonker, kryesuesja e delegacionit parlamentar të Këshillit të Europës, Bruce George, shefi i delegacionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe ambasadorja Audrey Glover, kryesuesja e misionit të ODIHR. Vëzhguesit ndërkombëtarë përbëjnë më shumë se 400 persona nga mbi 40 shtete, përfshirë 40 vëzhgues afatgjatë dhe 320 afatshkurtër të OSBE/ODIHR. 37 vëzhgues do të sillen nga Asambleja Parlamentare e OSBE, 22 nga Asambleja e Këshillit të Europës dhe pesë nga Asambleja e NATO.