Shqipëri | Vendi merr statusin e vendit kandidat

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur unanimisht t’i japin Shqipërisë statusin kandidat.

Këtë vendim e bën të ditur Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule në rrjetin social Tëitter. Zoti Fule shkruan në gjunën shqipe: : “Urime për statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë”. Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fule, deklaroi se vendimi i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat, ka ardhur si pasojë e përpjekjeve për reforma nga qeveria shqiptare. Dhënia e statusit kandidat, është një vendim që do të japë përfitime të rëndësishme politike por edhe ekonomike në radhë të parë për qytetarët, si dhe për vendin në përgjithësi. Për nga perspektiva ekonomike, statusi kandidat do të inkurajojë investimet e huaja, dhe si rezultat do të çojë në krijimin e vendeve të punës. Statusi i kandidatit, ngre në një nivel më të lartë marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së: Shqipëria tani do të marrë ftesa për mbledhje të Këshillit, të hapura për vendet kandidate. “Në përputhje me konkluzionet e 17 dhjetorit 2013, Këshilli mirëpret raportin e Komisionit Europian të 4 Qershorit dhe pas shqyrtimit të tij në lidhje me progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë, vendosi t’i akordojë Shqipërisë statusin kandidat që pritet të marrë edhe miratimin e Këshillit Europian. Pas dhënies së statusit kandidat, Këshilli nënvizon se Shqipëria duhet të veprojë me vendosmëri në përputhje me të gjitha rekomandimet e bëra në raportin e Komisionit dhe të intensifikojë përpjekjet për të garantuar zbatimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës dhe koherent të prioriteteve kyçe, kryesisht përsa i takon reformës në administratën publike, në gjyqësor dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, po ashtu mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe politikave antidiskriminuese, duke përfshirë rajonet minoritare, trajtimit të barabartë të tyre, dhe zbatimin e së drejtës së pronësisë. Këshilli thekson rëndësinë që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet antikorrupsion dhe zbatimin e strategjisë dhe planveprimit në luftën ndaj korrupsionit, gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligj-zbatuese dhe krijimit të një historiku të qëndrueshëm të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mënyrë të veçantë krimit të organizuar në emuigracion, përdorimin e dokumenteve false, pastrimin e parave, kultivimin e drogës dhe trafikun e qenieve njerëzore. Këshilli gjithashtu nënvizon rëndësinë për Shqipërinë që të forcojë pavarësinë, transparencën dhe besueshmërinë tek gjyqësori, duke përfshirë garantimin e sigurisë ligjore më të mëdha për operatorët ekonomikë dhe të rrisë besimin për investitorët. Këshilli gjithashtu pret që Shqipëria të intensifikojë mbështetjen e saj për reduktimin në kohë të presionit imigrator ndaj BE-së, përfshirë vazhdimin e përpjekjeve të saj në përmbushjen e të gjitha kushteve për planit të veprimit të regjimin e vizave dhe duke ndërmarrë hapa shtesë për adresimin e çështjeve të kërkimit të azilit nga shtetasit shqiptarë. Këshilli përshëndet Planveprimin mbi prioritetet kyçe që Shqipëria ka ndërmarrë në lidhje me proceset e reformave strukturore në vazhdimësi dhe ndërtimin e një historiku të zbatimit të tyre. Bazuar në këtë planveprim fton Komisionin të intensifikojë mbështetjen, monitorimin dhe vlerësimin e proceseve reformuese të Shqipërisë, përfshirë kontekstin e dialogut të nivelit të lartë për prioritetet kyçe dhe përmes bashkëveprimit të ngushtë me shtetet anëtare (të BE-së). Kjo duhet të përqëndrohet në garantimin e rezultateve konkrete për të gjitha çështjet e sipërpërmendura, të bazuara në rezultate të besueshme, të matshme në një fashë kohore të caktuar dhe të dhëna e statistika të verifikueshme. Në këtë drejtim, Këshilli fton Komisionin që të raportojë si faktor shtesë e paketës së zgjerimit dhe po ashtu mbi bazë rezultatesh të arritura nga dialogu i Nivelit të Lartë, në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të detajuar, mbi progreset e Shqipërisë në prioritetet kyçe. Këshilli përshëndet angazhimin e vazhdueshëm dhe konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe në përputhje me Politikën e Përbashkët të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian. Këshilli pëesëriti se dialogu stabël dhe i vazhdueshëm mes qeverisë dhe opozitës mbi reformat në lidhje me BE-në dotë mbetet një faktor i rëndësishëm për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit europian.

Advertisement